Sipas MeteoAlb edhe ditën e sotme do të mbetemi nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta deri në mesditë, ku më të dukshme paraqiten në Veri- Veriperëndim të vendit. Pjesa e dytë e ditës sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në rajonin verior dhe jugperëndimor.
Gjatë natës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin. Temperaturat e ajrit mbeten kostante në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne det dallgëzim mbi 4 ballë.