Një grua është mbytur në bregdetin e Durrësit.
Ngjarja është regjistruar pranë shëtitores Taulantia. Nuk dihet ende identiteti i gruas si dhe mosha e saj, ndërkohë që pritet që trupi i pajetë të nxirret nga uji.
Nga të dhënat paraprake, ka dyshime se gruaja është vetëmbytur, pasi çanta e saj është gjetur në breg të detit.