Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në zonën e Livades në Shkodër. Viktima është identifikuar si Endri Mustafa 32 vjeç, emër i njohur në qytetin e Shkodrës.
Ai kishte tre ditë i zhdukur dhe familjarët kishin bërë denoncim.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes teksa Policia ka shkuar në vendngjarje.
Mustafa është arrestuar në vitin 2016 për grabitje e arsenal armësh së bashku me vëllezërit e njohur Bilali, Astrit dhe Brahim Bilalin, si dhe Ardit dhe Bekim Torishtën, shkruan news 24. Nga ana tjetër emri i tij del në pistë edhe në vitin 2020 gjatë operacioni “Maranaj” sërish për fajde, ku ai u shpall në kërkim policor.