Sarandë – Bekim Brahimi, 65-vjeçari është gjetur pa shenja jete në fshatin Janjar në Konispol, shumë afër kufirit me Greqinë.
Mësohet se 65-vjeçari kishte shkuar i vetëm në këtë zonë të pyllëzuar për gjueti, ndërsa mëngjesin e sotëm është konstatuar i vdekur. Në trupin e tij raportohet se kishte plagë të rënda, çka ka bërë që autoritetet të dyshojnë se është sulmuar nga derrat e egër, për të cilët kishte dalë të gjuante.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar një grup hetimor që do të zbardh më tej se çfarë ndodhi me 65-vjeçarin.