Një i moshuar u gjet i vdekur në banesën e tij, në lagjen 17 të qytetit të Durrësit. Dyshohet se i moshuari i identifikuar si Bajram Cani kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë.
Bajram Cani ishte babai i Plarent Canit, biznesmenit të ndërtimit të vrarë në zonën e plazhit në fillim të shtatorit 2013. Pas vrasjes së të birit ai shpesh apelonte për zbardhjen e vrasjes duke kërkuar drejtësi për të birin.