LEZHË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shëngjin, ku një turist rus është gjetur i pajetë në apartamentin e marrë me qera në një nga lagjet e zonës. Paraprakisht dyshohet se viktima Eduard Nikshini, 39 vjeç, ka më shumë se 3 ditë se ka ndërruar jetë.
Alarmi është vënë nga banorët e tjerë të pallatit, të cilët pasi kanë nisur që të ndjejnë erën e keqe, kanë lajmëruar menjëherë Policinë e Shtetit. Pasi mbërriti Policia, kunati i turistit hyri kunati i tij, i cili gjeti dhe trupin e pajetë.
Trupi i turistit është konstatuar qe prej mesnatës së kaluar, por ende nuk është larguar nga banesa në drejtim të morgut për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore, e cila edhe do të zbardhë shkakun e vdekjes.
Nga kqyrja paraprake në trupin e tij nuk ka shenja dhune, ndaj edhe dyshohet se 39-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera.