SHBA– Djali i milionerit Ronald Stern, Alexandër është gjetur i pajetë pas katër muajsh zhdukje. 36-vjeçari i dha fund jetës duke u hedhur në lumin Thames, kjo pasi ishte nën varësinë e lëndëve narkotike. Trupi i tij u gjet nga një person që po lundronte me kanoe.
Alexander Stern u raportua i zhdukur nga familja e tij, duke përfshirë babanë Ronald Stern, një manjat shkrimi që zotëron një nga koleksionet kryesore britanike të Ferrarit.
36-vjeçari ndërmorri një udhëtim me taksi nga Londra në fshatin tregtar të Berkshire të Sonning aty ku u pa për herë të fundit në një lokal, pranë shtëpisë së aktorit të njohur George Clooney.
Kamerat e sigurisë e kanë filmuar të riun duke mbajtur një valixhe larg një lokali në Sonning, Berkshire.
Nëna e Stern tha se djali i saj kishte luftuar gjatë gjithë jetës me një “paaftësi për të dalluar faktin nga trillimi”. Zonja Stern shtoi: “Gjatë gjashtë javëve të fundit apo më shumë, ndjeva se ai po mendonte vetëvrasjen ose një fillim të ri.
Gjatë hetimit policor u tha se Stern përdori një pjesë nga trashëgimia e gjyshes së tij për të udhëtuar në Marok, Spanjë, Portugali dhe gjithashtu në Amerikën e Jugut për tre vjet.