Elbasan- Mëngjesin e sotëm në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan është gjetur pa shenja jete shtetasi Rasim Sinani, 50 vjeç.
Dyshohet se personi i pajetë mund të ketë vdekur si pasojë e një arresti kardiak, por autoritete po vazhdojnë hetimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi R.S., 50 vjeç, nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.