Një person është gjendur i pajetë sot në Tiranë. Burime bëjnë të ditur se trupi i pajetë i personit është gjetur në rrugën “Myslym Keta” në Tufinë.
Policia ka bërë të ditur se personi i gjetur është pashenja dhune dhe i paidentifikuar. Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje për për të zbardhur ngjarjen.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 25.12.2020, rreth orës 14:16, në rrugën “Myslim Keta”, në një objekt është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhunë, një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.