RROGOZHINË– Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në fshatin Gosë të Rrogozhinës. Trupi i pajetë është dërguar drejt morgut të Durrësit, ku pritet të bëhet autopsia për të gjetur shkaqet e vdekjes.
Identiteti i viktimës është Hizer Abazi dhe njihet nga banorët e fshatit si një person i cili ka pasur probleme me alkoolin dhe bënte një jetë të vetmuar pas divorcit me gruan.
Dyshohet se personi në fjalë të ketë ndërruar jetë përpara 3 ose 4 ditësh.