Është gjetur pas pesë ditësh kërkime trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku në Bulqizë. Ai mbeti i bllokuar në një prej galerive të kromit pas shembjes së një masivi minerali.
Kujtojmë se ngjarja u raportua rreth orës 12.00 të së mërkurës, kur pas shembjes së mineraleve, Muharrem Plaku mbeti i bllokuar brenda minierës. Grupi i avarisë vijoi kërkimet të cilat rezultuan pa rezultat për pesë ditë. Familjarët dhe kolegët e tij pritën me ankth dita ditës, por për fat të keq, nuk qe e mundur që Plaku të nxirrej i gjallë.
Ngjarja ndodhi në një galeri të subjektit “KADURTEX”, në pronësi të vëllezërve Myfit dhe Kapllan Duriçi, ky i fundit ishte edhe administrator i kompanisë.