PUKË – Gjendet pas 6 orësh Ndoc Mula. Alpinisti që u raportua i humbur pasditen e sotme, është gjetur në greminë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. 60-vjeçari shoqëronte gazetarin Alfred Lela, operatorin Gisel Dollani dhe përfaqësuesin i Shoqatës së Mbrojtjes së Rrëqebullit në Ballkan Ilir Sylin drejt malit të Munellës për të kryer një reportazh për rrëqebullin.
Përkeqësimi i motit dhe stuhia e dëborës bënë që grupi i tyre të rrëshqisnin dhe të binin në humnerë. Gazetari Lela pësoi një dëmtim në këmbë, ndërsa alpinisti Mula u gjet pas vetëm 6 orësh kërkime intensive në zonë.