• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Gjermania drejt brigjeve të reja

29/11/2021
in Botë
0
Gjermania drejt brigjeve të reja

Koalicioni i parë qeveritar trepartiak, SPD, Të Gjelbrit e liberalët në nivel federate në Gjermani është gati. Motoja e përbashkët e tij: “Të guxohet më shumë progres” tingëllon shumë premtuese, mendon Marcel Fürstenau.

Gjermania do të ketë së shpejti një aleancë të re qeverisëse, që në këtë konstelacion nuk e ka pasur ndonjëherë. E drejtuar nga fituesja e papritur e zgjedhjeve, Partia Socialdemokratike e Gjermanisë, SPD. Kjo forcë politike, më e vjetra në Gjermani e dalë nga lëvizjet punëtore të shekullit të 19-të, ka treguar disa herë në historinë e saj të gjatë guxim për transformimin. Së fundmi në fund të këtij mijëvjeçari kur së bashku me Të Gjelbrit modernizoi politikën e ngurtësuar të atëhershme të tregut të punës, atë sociale dhe politike nën emrin “Axhenda 2010”. Një ndryshim radikal i kursit, që e shëroi të sëmurën e Europës siç quhej atëherë Gjermania. Me këtë ekonomia e katërt më e madhe e botës u rigjenerua dhe mundi të luante rolin e rëndësishëm të lokomotivës drejtuese ekonomike në Europë.

Secila parti ka vënë gjurmën e vet.

Që nga ky ndryshim radikal kursi pati edhe shumë të humbur nuk vihet në dyshim. Varfëria relative në Gjermani është shqetësuese, askund tjetër nuk ka një sektor më të zgjeruar të rrogave të ulta. Këtë do ta ndryshojë qeveria e re semaforit siç quhet mes socialdemokratëve (të kuqtë), liberalëve (me ngjyrën e verdhë si simbol) dhe Të Gjelbërve. Ajo do të ndryshojë sektorin e rrogave të ulta duke e rritur pagën minimale në 12 euro. Me këtë Olaf Scholz, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë dhe pasues i Angela Merkelit bën realitet një premtim qendror të SPD-së. Kjo është pozitive, sepse do të përfitonin rreth 10 milionë vetë.

Ndërkohë që kjo inciativë e re ishte një temë mjaft e debatur në bisedimet e koalicionit. Liberalët, FDP të orientuar nga ekonomia e tregut, nuk shohin asgjë të mirë nga ndërhyrja e shtetit në autonominë e tarifave. Nga ana tjetër, FDP arriti të ketë sukses në koalicion me kërkesën e saj që të ruhej ligji për frenimin e borxheve që është futur edhe në kushtetutë. Kurse dora e Të Gjelbërve vihet re në temën e tyre kryesore: klimën. Kështu për shembull dalja nga energjia e qymyrit është përafruar nga viti 2038 në vitin 2030.

Shtab krize për luftën kundër Coronës

Të tre partitë e koalicionit kanë treguar një aftësi të madhe kompromisi. Në zbatimin e programit të tyre ambicioz për Gjermaninë, Europën dhe botën ata do të kenë nevojë për aleatë përtej tavolinës së kabinetit qeveritar dhe jashtë parlamentit. Brenda Gjermanisë duhet që fjalët e tyre të pasohen nga veprat. Një fillim i mirë është që vënia nën kontroll e pandemisë të merret në dorë nga një shtab ekspertësh dhe krize.

Kurse pasazhet për politikën e jashtme, të mbrojtjes, të sigurisë lexohen si deklarime qëllimesh të mira. Për shembull theksohet, se BE duhet të jetë vepruese në shkallë ndërkombëtare, ky ka qenë edhe qëllimi i Merkelit këto 16 vjet. Por sa e vështirë, ose e pamundur është kjo duket tek Brexit. Dhe forcat centrifugale po forcohen e nuk dobësohen, po të kesh parasysh deficitet në drejtim të shtetit ligjor në Poloni dhe Hungari.

Olaf Scholz garanton vijimësinë në Europë

Në këtë fushë me mjaft pengesa, qeverisë së re gjermane i duhet të veprojë me shumë kujdes, por të ketë edhe vendosmërinë e duhur.Kjo vlen edhe në marrëdhënien me gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që duan të bëhen anëtare të BE.Tingëllon bukur në marrëveshjen e koalicionit, që Gjermania ashtu si tradicionalisht e percepton përgjegjësinë e saj të madhe në BE “në koncept shërbyes”. Me Olaf Scholz, nën Angela Merkel zëvendëskancelar garantohet vijimësia. Kjo vlen edhe për marrëdhënien me aleancën atlantiko-veriore, NATO-n dhe SHBA. Nëse forcohet më tej në të ardhmen komponenti politik, kjo vetëm mund të mirëpritet, po të kujtosh katastrofën e Afganistanit. Kësaj i shkon edhe synimi që në të ardhmen të ketë një politikë më strikte të armatimit.

Në traditën e Willy Brandt-it

Edhe kundrejt vendeve si Kina, Rusia, Turqia koalicioni kërkon të bëjë ata që pas vitesh tensionesh të shtuara është e pashmangsgme. Të këmbëngulë në respektimin e të drejtave të njeriut dhe megjithë marrëdhëniet në krizë të ruajë dialogun. Për të gjitha këto sfida kombëtare e ndërkombëtare duket se të tre partnerët e koalicionit, SPD; Të Gjelbrit, dhe FDP kanë gjetur një bazë të përbashkët.

Motoja e gjetur për koalicionin “Të guxohet më shumë progres” nuk të kujton rastësisht sloganin e SPD nga koha e kancelarit socialdemokrat, Willy Brandt. “Të guxohet më shumë demokraci”, një premtim i koalicionit të atëhershëm të arritur me FDP. Një premtim që Gjermaninë e atëhershme e shpluhurosi në aspektin shoqëror e politik dhe në arenën politike botërore çoi në politikën e çtensionimit me bllokun komunist.

Që koalicioni qeveritar e prezanton veten si “aleancë për liri, drejtësi dhe qëndrueshmëri” është së pari konfirmim i identitetit të vetë partive. FDP ka në botëkuptimin bazë të saj lirinë, SPD-ja drejtësinë dhe Të Gjelbrit qëndrueshmërinë ekologjike. Kush mund të ketë diçka kundër tingëllimit të kësaj trioje? Vetëm ata që brenda e jashtë Gjermanisë janë për nacionalizmin, izolimin dhe politikën autoritare, e që nuk janë pak. Përballja me ta me vetëbesim, qëndrim demokratik dhe atmosferë ndryshimi është sinjali më i mirë që vjen nga Gjermania.

Tags: gjermaniakoalicion
Previous Post

Nisin punimet për Aeroportin e Vlorës/ “Aleancë me aeroportin e Mynihut”, Rama: Ky projekt u nis dhe u pengua disa herë

Next Post

Osmani uron 109-vjetorin e pavarësisë: Kosova do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Osmani uron 109-vjetorin e pavarësisë: Kosova do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë

Osmani uron 109-vjetorin e pavarësisë: Kosova do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.