Gjermania e nisi Botërorin 2022 me ndeshjen kundër Japonisë. Lojtarët gjermanë kanë pozuar në foton para ndeshjes duke vendosur dorën në gojë, në shenjë proteste kundër FIFA-s dhe shtetit të Katarit. Gjithçka lidhet me mungesën e të drejtave të njeriut në vendin organizator.
Te Gjermania kërkonin të mbanin shiritin e kapitenit me ngjyrat e LGBT, teksa FIFA nuk e ka lejuar diçka të tillë. Kësisoj gjermanët kanë pozuar me gojën të mbyllur.