• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Gjermania fillon vaksinimin, vëmendja kryesore edhe tek efektet anësore

27/12/2020
in Botë
0
Joe Biden duke u vaksinuar

Joe Biden duke u vaksinuar

Federata shpërndau disa dhjetëra mijëra doza vaksine të firmës BioNTech në rreth 27 qendra magazinimi në landet gjermane. Nga aty vaksina, sipas planifikimit, dërgohet në qendrat e vaksinimit që filluan sot me vaksinimin. Së pari do të vaksinohen personat mbi moshën 80 vjeç, forcat e kujdesit shëndetësor dhe sidomos personeli i rrezikuar në spitale.

Spahn: Deri në verë „oferta e vaksinimit” do të jetë gati për të gjithë qytetarët.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, është shprehur më parë për vështirësi në furnizimin me vaksinën. „Në fillim do të ketë ngecje”, ka thënë ai. Deri në fund të marsit do duhet të jenë në dispozicion 12 milionë doza vaksine. Për shkak se vaksina duhet të jepet dy herë, pritet vaksinimi i një numri nga 5,5 milionë deri në 6 milione vetë në Gjermani.

Spahn është i mendimit, se deri në verë për të gjithë qytetarët në Gjermani do jetë e mundur „oferta e vaksinimit”, për sa kohë që edhe vaksina të tjera marrin lejen e përdorimit. Krahas vaksinës së BioNTech dhe Pfizer, rol luan edhe vaksina e koncernit amerikan, Moderna, për lejimin e së cilës Agjencia Europiane e Medikamenteve EMA, pritet të vendosë më 6 janar.

Ministri i Punëve të Brendshme të Bavarisë, Joachim Herrmann e ka drejtuar vëmendjen të shtunën tek siguria e vaksinës. Për landin e tij Bavarinë ai tha se „është i përgatitur për mirë vaksinimin kundër Coronës” dhe se për transportin dhe shpërndarjen e dozave ka „koncepte të mirëmenduara të sigurisë.” Ministrja bavareze e Shëndetësisë, Melani Huml është shprehur se „çdo dozë vaksine” do duhet të dërgohet shpejt tek ata „që kanë nevojë më urgjente”.

Por Konferenca Gjermane e Qyteteve i ka ulur shpresat për një vaksinim të shpejtë. „Ky është vetëm fillimi, por hija e virusit të rrezikshëm të Coronës nuk ka për t’u zhdukur ende”, është shprehur, presidenti i kësaj konference, Burkhard Jung për grupin mediatik, Funkegruppe. „Për këtë ka shumë pak vaksina”, tha ai. Ndërkohë numri i infektimeve në Gjermani edhe në ditët e krishtlindjeve mbeti i lartë në mbi 25.000 infektime.

Regjistrim i efekteve anësore të vaksinës

Për ekspertët është e qartë, se kur futet në përdorim një medikament apo vaksinë e re askush nuk mund të thotë më parë efektet e mundshme anësore. Edhe me vaksinën e BioNTech dhe Pfizer është kështu. Instituti gjerman Federal për Medikamente dhe Produkte Mjekësore, (BfArM) përmend si arsyetim që prova klinike e një medikamenti bëhet në një numër relativisht të vogël të pjesëmarrëse. „Efekte të rralla apo shumë të rralla anësore apo rreziqe të tjera në lidhje me përdorimin e medikamentit nuk dallohen në provat klinike zakonisht”, citon dpa.

Por Ministria e Shëndetësisë siguron, se në strategjinë e saj të vaksinimit “do të lejohen vetëm vaksina me një bilanc pozitiv të rrezikut e përfitimit.” Megjithatë kërkohet mbikqyrja në një kuadër të gjerë për të kuptuar shpejt rreziqet potenciale të vaksinave. Instituti-Paul Ehrlich përgjegjës për vaksinat dhe medikamentet pret për këtë njoftime të prodhuesve, mjekëve, por edhe drejtpërdrejt të pacientëve. Në faqen online „nebenwirkungen.bund.de” mund të jepen njoftimet, pa pasur nevojë për dhënien e të dhënave personale. 

Dhënia e një numri elektronik që jepet për njoftimin i shërben pyetjeve të mundshme në të ardhmen. Edhe një aplikacion do të jetë gati, ku do të mund të jepen efektet e mundshme anësore të vaksinës, thuhet në strategjinë e qeverisë gjermane për vaksinimin. Marrë nga DW

Tags: covid 19 ne gjermaniefektet anesoregjermaniavaksinimi
Previous Post

STUDIMI: Shkencëtarët mendojnë se e kanë gjetur fajtorin për reaksionet nga vaksinat e Covid-19

Next Post

Adelina Tahiri tregon planet që ka me burrin milioner: Ai meriton shumë fëmijë, e dua se është baba i mirë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Adelina Tahiri tregon planet që ka me burrin milioner: Ai meriton shumë fëmijë, e dua se është baba i mirë

Adelina Tahiri tregon planet që ka me burrin milioner: Ai meriton shumë fëmijë, e dua se është baba i mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Disa detaje nga dasma madhështore e Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-kreu i KESH: Mandati i tretë i nevojshëm për jetësimin e projekteve të nisura në energji

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kurti në SHBA, Borell fton liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.