GJERMANI-Ministrja gjermane e mbrojtjes Christine Lambrecht, tha se BE-ja duhet të diskutojë ndalimin e importit të gazit rus pasi forcat ruse u akuzuan për kryerjen e mizorive pranë Kievit. “Duhet të ketë një përgjigje, krime të tilla nuk duhet të mbeten pa përgjigje”, tha Lambrecht.
Komentet shënojnë një ndryshim të rëndësishëm në përgjigjen e Gjermanisë ndaj thirrjeve për ndalimin e importeve ruse të energjisë, pasi kishte thënë më parë se sanksione të tilla do të ishin shumë të dëmshme për ekonominë e saj. Sipas Sky News Rusia furnizon 40% të nevojave të gazit të Evropës.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha vonë të dielën se aleatët perëndimorë do të bien dakord për sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë në ditët në vijim.