• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Gjermania ‘izolohet’, mbyll kufijtë me disa vende fqinje për shkak të koronavirusit

15/02/2021
in Botë
0
Gjermania ‘izolohet’, mbyll kufijtë me disa vende fqinje për shkak të koronavirusit

GJERMANI- Policia federale u vendos në mesnatë (13.02) në pikun e të ftohtit me ngrica në minus 20 gradë në pikëkalimin kufitar Schirnding me Çekinë si dhe në vendkalime të tjera kufitare mes Bavarisë dhe Çekisë. Në këtë rajon nuk janë vendosur binarët e kufirit, por policia kryen kontrolle në çdo automjet që kalon kufirin, pasagjerët pyeten për qëllimin e udhëtimit dhe në rast se është e nevojshme edhe mund të mos u lejohet hyrja në vend. Arsyeja e kontrolleve ka të bëjë me masat për të ndaluar qarkullimin nga zonat e ashtuquajtura „të mutacioneve”, prej nga shtohet rreziku i përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit.

Deri në fund nuk ishte e qartë, se çfarë lëshimesh bëhen në këtë rast për kalimet e kufirit, të vendosura nga ministri i Brendshëm Horst Seehofer. Policia federale vë në dukje, se do të lejohen të hyjnë nga Çekia vetëm ata persona që punojnë në Gjermani në sektorë kritikë si p.sh. në infrastrukturën mjekësore. Po ashtu edhe shoferët e kamionëve dhe pjesëmarrësit në ceremoni mortore do të lejohen të kalojnë. Çdo udhëtar duhet t’i nënshtrohet testit ndaj koronavirusit. Eshtë e pasigurtë, nëse personat që punojnë dhe udhëtojnë mes dy vendeve do të duhet t’u nënshtrohen çdo ditë testeteve, apo vetëm një herë në javë. Edhe qarkullimi i trenave dhe autobusëve mes Bavarisë dhe Çekisë do të ndërpritet.

Çekia është duke i izoluar zonat e rrezikuara nga përhapja e virusit që ka pësuar mutacion. Në anën tjetër të kufrit me Bavarinë në qarqet çeke Sokolov dhe Trutnov në fundjavë u vendos izolimi i plotë.

Në Tirol dyshohet të jetë përhapur varianti afrikano-jugor i virusit. Qeveria e landit në Tirol është kundër një izolimi të rreptë. Ndërsa qeveria qendrore në Vjenë ka filluar me rrethimin e këtij landi.

Seehofer kritikon BE-në

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer në gazetën „Bild” kritikoi Komisionin e BE-së në Bruksel. “Ne luftojmë në kufi me Çekinë dhe Austrinë ndaj virusit që ka pësuar mutacione. Komisioni i BE-së në vend që të na ndihmojë na nxjerr pengesa me udhëzime të stërholluara”,- tha Seehofer. Ministri tha, se kështu nuk shkon më ”Komisioni ka bërë mjaft gabime me porositjen e vaksinave.”

Një zëdhënës i Komisionit të BE-së (12.02) tërhoqi vëmendjen, se kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve të BE-së kanë vendosur, që  t’i koordinojnë mes tyre kontrollet kufitare. Kommisioni i BE-së pret, që kjo të respektohet edhe në rastin e Gjermanisë. Këto të deklarime Seehofer i ka perceptuar si kritikë. Ndërkohë janë në fuqi rregullore me kufizime sa i përket lëvizjes midis disa shteteve të BE-së. Gjermania ka ndaluar edhe udhëtimet nga Portugalia dhe Sllovakia, ndonëse nuk ka kufij të drejtpërdrejtë me këto vende. Vitin e kaluar krerët e qeverive dhe të shteteve të BE-së u angazhuan, që kufijtë e hapësirës Shengen të qendrojnë të hapura.

Rënie e incidencës në Gjermani

Numri i infeksioneve të reja në harkun shtatë ditor në Gjermani për 100.000 banorë sipa Institutit Robert Koch është 57,4. Përpara një jave incidenca ishte 136. Niveli më i lartë është regjistruar në dhjetor me 197,6. Shumica e landeve shënojnë rënie të kësaj kuote. Baden-Vyrtembergu me 48,5  dhe Renani-Palatinate me 46,6 janë nën kuotën 50. Të 14 landet e tjera kanë një incidencë nën 100.

Qëllimi politik i deklaruar për muaj me radhë ka qenë arritja e një kuote nën 50. Në konferencën javën e kaluar kancelarja  Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve ranë dakord për një kuotë të incidencës 35 si orientim për zbutjen e masave kufizuese.

Sipas vendimeve të fundit lockdown në Gjermani do të vazhdojë deri më 7 mars. Nën masa të rrepta higjiene do të hapen më përpara kësaj date shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe qendrat e estetikës.

Marrë nga DW.

Tags: bavaricekicovid 19Gjermanimbyllje kufijsh
Previous Post

Rama: Dritat ikin edhe në Amerikë, Belinda hipi në borëpastruese që të dëgjohej

Next Post

Mbërrijnë 7020 doza vaksinash të Pfizer në Aeroport, Rama e Manastirliu dalin t’i marrin

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Mbërrijnë 7020 doza vaksinash të Pfizer në Aeroport, Rama e Manastirliu dalin t’i marrin

Mbërrijnë 7020 doza vaksinash të Pfizer në Aeroport, Rama e Manastirliu dalin t’i marrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.