• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Gjithmonë misterioze: Kush janë vajzat e Vladimir Putin?

08/04/2022
in Botë
0
Gjithmonë misterioze: Kush janë vajzat e Vladimir Putin?

“Kam një jetë private në të cilën nuk lejoj ndërhyrje. Duhet respektuar,” ka thënë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Ai rrallë ka folur publikisht për vajzat, madje identitetet e tyre nuk janë konfirmuar kurrë nga Kremlini dhe asnjë foto e tyre si të rritura nuk është publikuar në rrugë zyrtare.

Vajzat e Putinit u vendosën në qendër të vëmendjes pasi SHBA dhe Bashkimi Europian thanë se do të vendosin  sanksione të reja kundër Rusisë. Së fundmi, The Wall Street Journal bëri me dije se Washingtoni po parashikon të marrë masa kundër vajzave të Vladimir Putin dhe Sberbank, bankës më të madhe ruse. 

Çfarë ka thënë Putin për të bijat?

“Ato jetojnë në Rusi. Ato nuk janë arsimuar askund tjetër, përveç Rusisë. Unë jam krenar për to; vazhdojnë të studiojnë dhe punojnë,” tha ai në vitin 2015 në konferencën vjetore. “Vajzat e mia flasin rrjedhshëm tre gjuhë europiane. Unë kurrë nuk diskutoj familjen time me askënd. Ato nuk kanë qenë kurrë fëmijë ‘star’, nuk kanë marrë kënaqësi nga qendra e vëmendjes. Ato thjesht jetojnë jetën e tyre,” shtoi ai.

Asokohe, Putin u shpreh se vajzat nuk janë të përfshirë në biznes dhe politikë, por kjo nuk vlen sot.Gjithmonë misterioze: Kush janë vajzat e Vladimir Putin?MARIA DHE KATERINA

Kush janë ato?

Zyrtarisht, Vladimir Putin ka dy fëmijë, Maria dhe Katerina. Të dyja janë vajzat e presidentit  dhe ish-bashkëshortes së tij Lyudmila Aleksandrovna Ocheretnaya. Dyshja u martuan në vitin 1983 kur ajo ishte stjuardesë dhe ai oficer i KGB-së. Martesa e tyre zgjati 30 vjet, duke përfshirë ngritjen e shpejtë të Putinit në krye të sistemit politik të Rusisë.

Gjithmonë misterioze: Kush janë vajzat e Vladimir Putin?

Putin dhe Lyudmila u divorcuan në vitin 2013. Asokohe, ai u bë lideri i parë rus që divorcohej që nga koha e Pjetrit të Madh në vitin 1698. Putin tha se “ishte një vendim i përbashkët: ne nuk e shohim njëri-tjetrin, secili prej nesh ka jetën e tij”. Ajo tha se ai ishte “i mbytur plotësisht në punë”.

Gjithmonë misterioze: Kush janë vajzat e Vladimir Putin?

Maria Vorontsova

Vajza e madhe, Maria Vorontsova, 36 vjeç, është endokrinologe pediatre. Ajo u martua me biznesmenin holandez me origjinë ruse Jorrit Faassen në vitin 2013 dhe jetonin në një apartament në një ndërtesë ekskluzive në Amsterdam. Në vitin 2014, disa fqinjë holandezë kërkuan që ajo të dëbohej nga vendi pas rrëzimit të MH17 (Malasyia Airlines Flight 17) nga forcat pro-ruse në Ukrainë. MH17 ishte një fluturim i planifikuar pasagjerësh nga Amsterdami në Kuala Lumpur që u rrëzua më 17 korrik 2014 teksa fluturonte mbi Ukrainën lindore. Të gjithë 283 pasagjerët dhe 15 anëtarët e ekuipazhit u vranë.

Gjithmonë misterioze: Kush janë vajzat e Vladimir Putin?

Në vitin 2019, Maria dha një intervistë në televizionin shtetëror rus duke zbuluar planet për një sipërmarrje mjekësore prej afro 500 milionë dollarë që synon të ndihmojë në kurimin e kancerit.

Pas pushtimit të Ukrainës, banorë të Amsterdamit i bënë thirrje Maria-s që t’i lutej të atit për t’i dhënë fund luftës. Në një tabelë të vendosur në pronën e çiftit lexohej: “Më pak se 2000 km nga toka juaj e lirë, babai juaj po shkatërron një vend të tërë të lirë dhe njerëzit e tij. Duket se është e vështirë që të kontaktosh me plakun tënd dhe qartazi e pamundur të ndalosh xhelatët e tij. Por siç e dimë të gjithë, baballarët dhe vajzat janë një histori tjetër.”

Katerina Tikhonova

Katerina Tikhonova, 35 vjeçe, lindi në Dresden në vitin 1986 kur Putin punonte si spiun i KGB-së (KGB – agjencia kryesore e sigurisë për Bashkimin Sovjetik ). Katerina, e cila përdor mbiemrin e gjyshesh nga nëna, ka studiuar në Universitetin Shtetëror të Shën Peterburgut dhe Universitetin Shtetëror të Moskës dhe ka një diplomë master në fizikë dhe matematikë.

Tikhonova ka pasion për kulturën japoneze dhe kërcimin akrobatik rock’n’roll. Në vitin 2013 ajo dhe partneri i saj në kërcim dolën në vendin e pestë në kampionatin botëror në Zvicër. Pamjet nga konkurset e kërcimit, krahasuar me fotot nga faqja e internetit e Universitetit Shtetëror të Moskës, që ndihmuan për të vërtetuar fillimisht se ajo ishte vajza e Putinit.

Gjithmonë misterioze: Kush janë vajzat e Vladimir Putin?

Katerina u martua me Kirill Shamalov, djalin më të vogël të Nikolai Shamalov, një i besuar i ngushtë i Putinit dhe bashkëpronar i Bankës Rossiya, të cilën qeveria amerikane e ka përshkruar si “banka personale” e zyrtarëve të lartë të Kremlinit.

Çifti u martuan në një ceremoni të fshehtë tre-ditore në resortin ekskluziv të skive Igora në vitin 2013. Ata u divorcuan në vitin 2018. Një hetim nga Reuters në vitin 2015 vlerësoi se çifti kishte prona të korporatave me vlerë më shumë se 2 miliardë dollarë, si dhe një vilë luksoze buzë plazhit në resortin francez të Biarritz.

Gjithmonë misterioze: Kush janë vajzat e Vladimir Putin?

Katerina ka punuar në role të ndryshme në Universitetin Shtetëror të Moskës. Në vitin 2020, u emërua drejtuese e një instituti të ri “Çështjet e inteligjencës artificiale dhe sistemet intelektuale” me vlerë 1.7 miliardë dollarë. Këshilltarët e saj zyrtarë në universitet kanë përfshirë pesë anëtarë të rrethit të brendshëm të Putinit, duke përfshirë dy ish-oficerë të KGB-së që jetonin në të njëjtin bllok banesash ku ajo u rrit në Dresden.

Vajza sekret…?

Janë përhapur spekulime në Rusi, sipas të cilave Putin ka një vajzë të tretë nga një lidhje shumëvjeçare me Svetlana Krivonogikh, një grua ruse që thuhet se është rritur në një apartament në Shën Petersburg dhe ka punuar si pastruese.

Pandora Papers zbuloi se Svetlana, 46 vjeçe, u bë pronare e një apartamenti në Monako përmes një kompanie offshore që thuhet se u krijua vetëm disa javë pasi ajo lindi një vajzë, Luiza.

Gjithmonë misterioze: Kush janë vajzat e Vladimir Putin?

Mendohet se nëna e Luiza-s ka qenë e dashura e Putinit në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000. Kremlini ka hedhur poshtë sugjerimin se Luiza është vajza e presidentit.

Tags: familja e putinvajzat e putinvladimir putin
Previous Post

‘Ndeshje do zgjasin 100 minuta në Botëror?’ Reagon FIFA

Next Post

Kourtney Kardashian publikon fotot nga dasma e papritur në Las Vegas

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Kourtney Kardashian publikon fotot nga dasma e papritur në Las Vegas

Kourtney Kardashian publikon fotot nga dasma e papritur në Las Vegas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • VOTO numrin 3/ Deputeti Vullnet Sinaj kandidon për mandatin e dytë: Vlora nuk ndalet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë po i pengon Suedinë dhe Finlandën të hyjnë në NATO?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.