Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 28 të prangosurit nga operacioni “Shpirti”. Të vetmit që kanë shpëtuar nga masa e sigurisë “arrest me burg” janë: prokurori Maksim Sota; ish-zv. drejtorin e Policisë së Vlorës, Ilir Balla; Luan Zylyftarin dhe Artur Krasniqin. Për këta është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ndërkohë që të tjerëve u janë vënë prangat dhe deri në përfundimin e gjykimeve do të qëndrojnë pas hekurave në ambientet e paraburgimit. Ndërsa në masën e sigurisë “arrest në burg” janë lënë:Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kamberi, Benard Tahiraj, Mereglen Çaçi, Erind Hysomenaj, Klajdi Ademi, Toni Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Sajmir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Malton Lleshi, Shkëlzen Daçi, Eltion Bregasi, Paul (Agustin) Deda në arrati shoqërues i ministrit të Brendshëm të kohës Sajmir Tahiri, Hekuran Marku në arrati shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyfttari, Artan Zylyftari Festim Lela, ish-oficeri i policisë i proceduar më parë për trafik narkotikësh.