Tiranë- Dy lokale janë gjobitur në Tiranë, pasi shkelën masat anti COVID.
Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë secilin, 2 administratorë lokalesh:
- Shtetasin D. Z., pasi në lokalin në administrim të tij, shërbimet e Policisë kanë kostatuar grumbullim personash, në kundërshtim me Aktin Normativ, si dhe muzikë të lartë që prishte rendin dhe qetësinë publike.
- Shtetasin M. K., pasi në një bar-longue që ai menaxhonte u konstatua për herë të dytë duke ushtruar aktivitetin e tij në kundërshtim me masat anticovid. Në përfundim të veprimeve u mbajt dhe akt-konstatimi për mbylljen e aktivitetit.