Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka refuzuar për të dytën herë lirimin nga qelia te Selim Çekajt, babait të Arbri Çekajt. GJKKO mori këtë vendim edhe pse ndaj tij SPAK kishte kërkuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. SPAK ka kërkuar masën e “arrest në shtëpi”, duke arsyetuar se nga të dhënat nuk ka prova që ai të jetë i përfshirë në çështjet e trafikut të drogës
Nga ana tjetër Çekaj pretendon se nuk ka lidhje me ngarkesën e drogës, ndërsa si argument për t’u liruar nga burgu, ai përdori problemet shëndetësore, si dhe të kujdeset për bashkëshorten e tij. Kujtojmë që 72-vjeçarit iu gjetën 49 kg kokainë në kontenierin e bananeve, në Portin e Durrësit.