Lezhë- Gjykata e Lezhës ka hequr masën “arrest shtëpie” ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.
Noka do të hetohet me masë sigurie “detyrim paraqitje”, pasi GJKKO shpalli moskompetencë me rastin e tij, kjo pasi ish-deputeti akuzohet vetëm për falsifikim dokumentash.
Ndërkohë GJKKO do të vijoj procesin e gjykimit për pjesën tjetër të grupit mes tyre dhe Xhevi Ndoka, vëllai ish-deputetit.
Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës, u ndalua nga policia më 21 tetorit të vitit 2018, pas operacion të koduar si “Volvo 4”, ku u arrestuan edhe dy ish-deputetët Arben Cuko dhe Ndoka. së bashku me vëllain e tij, Xhevahir Ndoka. Prokuroria iu sekuestroi 300 mijë m2 tokë në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit.