Gjykata Administrative rrëzon padinë për Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri me argumentin se përndiqet nga autoritetet në Turqi, pasi pjesëtarët e familjes së tij janë mbështetës të lëvizjes Gylen.
Simsek paditi Drejtorinë e Azilit dhe shtetësisë në Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Kombëtar për azilin dhe refugjatët dhe kërkoi nga gjykata t’i urdhëronte këto dy institucione t’i pranonin kërkesën e tij për azil në vendin tonë.
Për momentin ai ka mundësinë e Apelimit të vendimit dhe nëse rrëzohet edhe në Apel Administrativ rrezikon dënimin drejt Turqisë, si miku i tij Harun Çelik.