Policia ka vënë nën pranga një 28-vjeçar në Tiranë. Blutë e kryeqytetit njoftojnë se arrestimi i shtetasit V.P., u bë pasi ka goditur me sende të forta kushëririn e tij.
Nuk bëhen të ditura shkaqet e kësaj ngjarje, ndërkohë që materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.