Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës është drejtuesi i skafit që goditi për vdekje fëmijën 5-vjeçar.
Ngjarja ndodhi ditën e sotëm në plazhin e Potamit.
I mituri ndërroi jetë në vendin e ngjarjes pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë vetëm 2 ditë më parë, policia tha se ka intensifikuar monitorimet e bregdetit për të mbajtur nën kontroll mjetet lundruese që janë shqetësim për pushuesit.