• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

GODITJET E EKONOMISË NGA TËRMETI DHE COVID-19/ JA SI DO TË PËRBALLOHEN… MIRATOHET PROJEKTBUXHETI I 2021

20/10/2020
in Ekonomi
0
monedha

monedha

Qeveria ka miratuar në një mbledhje të posaçme të saj Projektbuxhetin e vitit 2021, i cili synon rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas dy fatkeqësive natyrore si tërmeti i  26 Nëntorit 2019 dhe pandemia e shkaktuar nga COVID-19.

Sipas parashikimeve të qeverisë, pritet një rritje ekonomike prej 5.5% dhe një rënie e papunësisë me 12.3%.

Qeveria në 2021 do të ketë me prioritet Shëndetësinë ku do të financojë investime për të luftuar COVID-19, për Rindërtimin do shkojnë 28 miliardë lekë, Arsimi do të njohë rritje, teksa fermerët krahas mbështetjes me grante do subvencionohen dhe për naftën që do i kushtojë shtetit 1 miliardë lekë.

Sa i përket infrastrukturës buxheti do të përqëndrohet tek projektet e Tunelit të Llogarasë, Unazë së re të Tiranës dhe rruga Kardhiq-Delvinë.

Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se 5 janë prioritet kryesore të pr.buxhetit. Rindërtimi, shëndetësia, arsimi, bujqësia e fermerët dhe infrastruktura.

Prioritetet e buxhetit 2021:

  • Procesi i Rindërtimit do të financohet me 28 mld lekë në vitin 2021, ndërkohë, që mbi këtë edhe 1.5 mld lekë parashikohen të  vijojnë  financimin e bonusit të  qirave për familjet e pastreha si pasojë  e tërmetit të  26 Nëntorit 2019;
  • Shëndetësia do të vijojë  të  financohet me prioritet, ku një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përballimit të pandemisë COVID-19, përfshirë edhe blerjen e vaksinës Anti-Covid 19, si dhe do të ketë një rritje prej 40% të pagave për mjekët, infermierët dhe laborantët e sistemit shëndetësor me një  kosto totale vjetore prej 4.5 mld lekë ;
  • Arsimi do të përfitojë një financim në rritje, ku spikat rritja me 15% e pagës së mësuesve të sistemit arsimor parauniversitar me një kosto prej 3.5 mld lekë si dhe financimi i prioriteteve të Paktit për Universitetin;
  • Fermerët, krahas skemës së mbështetjes me grante nga buxheti i shtetit dhe nga fondet e IPARD si dhe nga fondi i garancisë të bashkëfinancuar me BERZH, do të mund të përfitojnë nga skema e subvencionimit të naftës, e cila do t’i kushtojë buxhetit të shtetit për vitin 2021 rreth 1 miliardë lekë.
  • Infrastruktura, ku do të investohet në projektet e mëdha si Tuneli i Llogarasë, Unaza e re e Tiranës, rruga Kardhiq-Delvinë etj., si edhe zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare dhe akseve rrugore me rëndësi për zhvillimin ekonomik të rajoneve.

Njoftimi i plotë

Qeveria miratoi në një mbledhje të posaçme të saj Projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, i cili synon rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas dy fatkeqësive natyrore si tërmeti i  26 Nëntorit 2019 dhe pandemia e shkaktuar nga COVID-19.

Përmes skemave të nxitjes së punësimit, mbështetjes pro-aktive ndaj biznesit, rindërtimit të plotë të banesave të qytetarëve të prekur nga tërmeti, si dhe masave parandaluese të përhapjes së mëtejshme të COVID-19, Qeveria do të arrijë objektivin e vendosur për rritjen ekonomike  dhe kthimit në normalitet të vendit.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar sektorit të shëndetësisë dhe arsimit, përmes parashikimeve për vaksinën kundër COVID 19, rritjes së pagave të stafit mjekësor dhe mësuesve, duke filluar nga viti 2021. Në buxhet është parashikuar edhe skema e subvencionimit të naftës, e cila vjen në ndihmë të fermerëve prej vitit të ardhshëm.

Projektbuxheti 2021 dhe ai afatmesëm bazohen në një kuadër makroekonomik të kujdesshëm dhe realist. Pas recesionit të fortë në vitin 2020, ekonomia pritet të rikuperohet në vitin 2021 dhe të vijojë trendin pozitiv në periudhën afatmesme.

Rritja ekonomike parashikohet në 5.5 % në vitin 2021 dhe pritet të konvergojë rreth nivelit prej 4 % përgjatë periudhës afatmesme në vijim.

Norma e papunësisë parashikohet me ulje në 2021 në nivelin 12.2% krahasuar me parashikimin e vitit 2020 prej 13.9%.

Rritja ekonomike dhe punësimi do të mbështetet edhe nga objektivi tjetër i planifikuar në këtë buxhet, ai i sigurimit të një niveli të lartë të investimeve publike prej 7.3% e PBB-së .

Deficiti buxhetor për vitin 2021 planifikohet të jetë në nivelin 6.5% të PBB-së.

Në fund të vitit 2023, niveli i deficitit buxhetor parashikohet të ulet në 2.3% të PBB-së dhe balanca primare të kthehet në nivele pozitive, duke përmbushur objektivin madhor të Qeverisë për uljen graduale të stokut të borxhit publik. 

Projektbuxheti 2021 garanton mbështetje financiare për vijimin e reformave të nisura në sektorë kyç të ekonomisë.

Shtyllat kryesore për përmirësimin e jetesës së qytetarëve do të jenë Reforma në drejtësi, e cila do të marrë një mbështetje të konsiderueshme buxhetore, së bashku me Reformën në administratën publike dhe Reformën e menaxhimit të financave publike. Të tri Reformat do të jenë instrumente të rëndësishëm të realizimit të prioriteteve të programit të Qeverisë.

Decentralizimi dhe fuqizimi i qeverisjes vendore, vazhdon të mbetet një ndër prioritetet e qeverisë dhe reformat e ndërmarra deri më tani pritet të kenë ndikimin më të madh në organizimin e administratës publike vendore në funksion të rritjes së cilësisë në ofrimin e shërbimeve publike vendore. Qeveria Shqiptare ka miratuar dhe po zbaton një program ambicioz decentralizimi. Mbështetja që ka dhënë qeveria për njësitë e vetëqeverisjes vendore nëpërmjet reformave të ndërmarra, por edhe rritja e nivelit të të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore ka bërë të mundur që të rriten mbi tre herë investimet dhe shërbimet publike. Pesha e buxhetit vendor ndër vite është rritur nga 2.1% e PBB-së në vitin 2013 në 3.3% të PBB-së në vitin 2021.

Projektbuxheti i vitit 2021, programon të ardhura buxhetore në masën 479 miliardë lekë ose 28.5% e PBB. Ky programim bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi. 

Shpenzimet Buxhetore për periudhën 2021-2023 të programuara në masën 587.6 miliardë lekë ose 34.9% e PBB  do të mbështesin një nivel të lartë investimesh publike duke u përqendruar në procesin e rimëkëmbjes të ekonomisë, si dhe financimin e projekteve të rëndësishme strategjike.

Shpenzimet e planifikuara synojnë finalizimin e projekteve të rrugëve nacionale, mbështetjen e sektorit të ujit, shëndetësisë, arsimit dhe sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Tags: covid 19ekonomia shqiptareprojektbuxheti2021termeti
Previous Post

KORONAVIRUSI BËN “NAMIN” NË SHKOLLA DHE KOPSHTE/ DHJETRA MËSUES DHE NXËNËS INFEKTOHEN ME COVID-19

Next Post

A DO TË KETË NJË MARRËVESHJE GREQI- SHQIPËRI PËR DETIN JON?

Related Posts

Çmimet e reja, nga sot nafta 6 lekë më e lirë, shitet 232 lekë/litër! Benzina 216 lekë/litër, bie me 2 lekë

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja: Rritet me 5 lekë nafta, nga sot shitet me 221 lekë/litër

11/08/2022
Nëntë ide ushqimore për t’ju ​​ndihmuar të flini mirë

OKB: 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga pamjaftueshmëria ushqimore

11/08/2022
Efekti domino i inflacionit, nis rritja e çmimit të peshkut me ritme të larta në korrik

Efekti domino i inflacionit, nis rritja e çmimit të peshkut me ritme të larta në korrik

10/08/2022
U nis para pak ditësh nga Ukraina, mbërrin në portin e Durrësit anija e parë me 6 mijë ton grurë

U nis para pak ditësh nga Ukraina, mbërrin në portin e Durrësit anija e parë me 6 mijë ton grurë

10/08/2022
Çmimet e larta frenojnë konsumin e karburanteve

Ulet konsumi i karburanteve në korrik e gusht, tkurret turizmi i brendshëm! Shoferët nga rajoni nuk furnizohen në Shqipëri

10/08/2022
Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

Pas rënies në bursë, Bordi uli çmimin e naftës me 1 lekë, Konfindustria: Të shkrihet, favorizon kartelin e karburanteve

09/08/2022
Next Post
Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias

A DO TË KETË NJË MARRËVESHJE GREQI- SHQIPËRI PËR DETIN JON?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Publikohen FOTO-t që e reja nga Durrësi shkëmbente me “rrëmbyesin” nga Lushnja

    Publikohen FOTO-t që e reja nga Durrësi shkëmbente me “rrëmbyesin” nga Lushnja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kardiologët paralajmërojnë: Ky grup gjaku është më i vështiri për të përballuar vapën

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ‘Sot nis një fillim i ri!’ Horoskopi i Paolo Fox për ditën e sotme, 8 gusht 2022

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • WhatsApp njofton risitë e reja, ju vendosni se kush do t’iu shohë nëse jeni online, mund të dalësh nga grupet pa e vëne re askush

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Luana Vjollca rrëfen: Donin të më përdhunonin në mes të rrugës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

77 vjet nga sulmi në Nagasaki, të mbijetuarit e krahasojnë me Ukrainën

77 vjet nga sulmi në Nagasaki, të mbijetuarit e krahasojnë me Ukrainën

13/08/2022
Zbulohet një virus i ri në Kinë me origjinë nga minjtë, 35 të infektuar

Zbulohet një virus i ri në Kinë me origjinë nga minjtë, 35 të infektuar

13/08/2022
Instagram merr vendimin për ndryshimet e reja, njoftimi nga drejtuesit

Instagram merr vendimin për ndryshimet e reja, njoftimi nga drejtuesit

13/08/2022
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.