KORÇË– Një prej autorëve të grabitjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë ka rënë në pranga e policisë.
Burime policore ne Korçë bëjnë të ditur se është arrestuar një tjetër person që dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e kambistit, Shefqet Muço. Shuma që tre autorët arritën të merrnin nga banesa ishte 10 milionë.
I arrestuar i parë aktualisht ndodhet për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, pasi ka marrë lëndime gjatë përplasjes fizike me kambistin dhe forcat e policisë, ku ka tentuar të shmangë kapjen nga ana e tyre. Ndërsa autori i dytë pritet të shoqërohet në ambientet e komisariatit.