Një e moshuar nga Narta e Vlorës ka rënë pre e grabitësve mesditën e sotme. Rreth orës 12:30, dy persona janë futur në banesën e saj dhe pasi i kanë lidhur duart e këmbët, kanë nisur kërkimet në banesë për para dhe sende me vlerë.
85-vjeçarja Varvara Papa tregoi se pasi e kishin lidhur dhe mbuluar me jorgan, autorët kishin marrë vetëm 200 lekë të reja, aq sa kishtë në banesë dhe ishin larguar. Megjithatë mësohet se e moshuara është në gjendje të mirë shëndetësore.
Në banesën e të moshuarës, e cila jetonte e vetme, ka zbarkuar Policia e Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur nga puna për kapjen e autorëve të ngjarjes.
Deri më tani në Komisariatin e Vlorës janë shoqëruar disa persona, megjithatë ende nuk dihet se kush janë dy grabitësit që terrorizuan në mes të ditës të moshuarën.