14 persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin e katër të rinjve, përkatësisht E. S., 25 vjeç, L. V., 20 vjeç, M. H., 20 vjeç dhe J. C., 20 vjeç. Katër personat u arrestuan pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjetën dhe sekuestruan lëndë narkotike kanabis.
Gjithashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi i 43-vjeçarit Sh.D për shkak se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht motrën e tij. Sipas policisë bëhet me dije se motra ka qenë e pajisur me urdhër-mbrojtje.
Ndërkohë një tjetër person është arrestuar për dhunë fizike dhe psikologjike. Në pranga ka rënë 35-vjeçari E.K pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Po ashtu nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë 18-vjeçarit F. Sh., si dhe u referuan materialet për 2 të mitur, 12 dhe 13 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi parash në furrën e bukës, në pronësi të K. H.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi i 37-vjeçarit B. T., pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.
Sakaq specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të:
-K.Sh., 39 vjeç, K. B., 51 vjeç dhe Gj. N., 61 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
-D.M., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur;
-G.I., 43 vjeç dhe A. B., 38 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.
Ndërkohë materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.