Federata Zvicerane e Futbollit ka konfirmuar se Granit Xhaka ka refuzuar vaksinimin e COVID-19 para se të testohej pozitiv për virusin. Mesfushori i Arsenalit është izoluar nga pjesa tjetër e shokëve të tij të Zvicrës, dhe shefi i medias së Federatës Zvicerane të Futbollit, Adrian Arnold, konfirmoi se Xhaka kishte refuzuar vaksinimin:
“Granit Xhaka nuk ishte vaksinuar. Ne ia lamë këtë secilit lojtar, është një vendim personal i secilit dhe gjithashtu edhe si çdo person tjetër në Zvicër. Ne kemi lëshuar një rekomandim që të gjithë të vaksinohen. Por ai vendosi për veten e tij personalisht. Dhe është gjithashtu e drejta e tij të mos vaksinohet.
Të gjithë lojtarët e tjerë në ekip janë vaksinuar ose janë shëruar nga COVID-19, kështu që ata janë pak a shumë të sigurt, të paktën nga pikëpamja mjekësore. Prandaj, ne kemi një shkallë shumë të lartë të vaksinimit.”, përfundoi shefi i medias së Federatës Zvicerane të Futbollit.