Tiranë- Laert Vasili është shprehur se po të kishte jetuar në Itali do të ishte bërë kryeministër kulture.
Por, fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur pasi ai ka jetuar në Greqi dhe një gjë e tillë e ka penalizuar, sepse politikanët shqiptarë nuk i duan grekët. Sipas Vasilit grekë e shqiptarë janë një popull.
“Nuk kam lidhje me administratën. Kam qëndruar 20 vite në Athinë. Kam bërë 127 shfaqje të shitura në Athinë, që Teatri kombëtar nuk i ka parë në ëndërr. Mëkati im i madh për politikën është se në festivale kam përfaqësuar Greqinë. Kam qenë në Greqi, se po të isha në Itali do të isha edhe ministër Kulture, por kam qenë në Greqi, te ata maskarenjtë që nuk i do politika shqiptare, edhe pse 50% e tyre janë arvanitas. Grek dhe shqiptarë nuk ka, janë një popull,”- tha Vasili.