Greqi- Ka nisur rindërtimi i murit me gjatësi 27 km në Fera, në veri të Greqisë, që ka si qëllim të shmang konfliktet mes Turqisë, pas marsit të kaluar. Muri është dëmtuar gjatë konflikteve me Turqinë, nga ku 400 metra janë dëmtuar nga moti i keq. Në të njëjtën kohë, gardhi qekzistues që u dëmtua në 2015 do të rikonstruktohet. Është njoftuar se projekti është ndarë në dy faza, faza e parë është ndërtimi i murit 27 km në zonën e Feras, 9 km e parë do të ndërtohen ‘Petalo’, ndërsa 15 km që përfshinë zonën Tsirozi, dhe 2.5 km e tjerë përfshijnë zonën e ‘Egnatia’. Faza e dytë përkon me rikonstrusionin e murit ekzistues 12.5 km që mbulon zonën nga Kastania deri në Nea Vyssa. Kryeminstri grek, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se do të mbikqyr punimet këtë fundjavë.