Korçë- Pika kufitare e Kapshticës do të jetë e mbyllur deri më 14 dhjetor. Deri në atë datë Greqia nuk lejon hyrje- daljet nga kjo pikë kufitare.
Për shkak të COVID-19 Greqia vendosi të mbyllte pikën kufitare të Kapshticës deri mv 4 dhjetor, por hapja u shty deri më 14 dhjetor.
Njoftimi është bërë nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë
“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.12.2020.
Sqarojmë se deri në këtë datë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusë dhe kamionë) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.
Policia Kufitare e Kapshticës, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin drejt kësaj pike kalimi dhe të orientohen në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, në të cilën lëvizja vijon normalisht”, thuhet në njoftim.