Gjykata e Posaçme e ka shpallur të pafajshëm kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliajn, pasi ky i fundit u padit nga nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma për shpifje. Duma e ka paditur kryebashkiakun për shpifje më 24 mars në Gjykatën Penale pasi Veliaj e akuzoi “si trafikante të njohur apartamentesh”. Sipas vendimit të gjykatës, Veliaj nuk ka shpifur kur gjatë fushatës i ka kujtuar Grida Dumës se i kishte shitur disa herë të njëjtin apartament një individi dhe se ajo qe dënuar nga gjykata për mashtrim.
Të njëjtin mendim me gjykatën pati edhe prokuroria, e cila ka nënvizuar se kryebashkiaku s’ka shkelur ligjin dhe s’ka konsumuar elementet e veprës penale të shpifjes.