Pulat që kanë ngordhur si pasojë e gripit të shpendëve janë groposur gjatë natës në Shijak. Raportohet se pas groposjes vendi është dezinfektuar me solucionet përkatëse për të shmangur çdo problem infeksioni.
Por megjithatë duket se kjo nuk e ka ndalur gripin që të përhapet. Pas Durrësit, dyshimet se ky grip ka mbërritur dhe në fermat e Divjakës dhe Lushnjes kanë shkaktuar alarm në vendin tonë. Mësohet se në një fermë në fshatin Grabian të Lushnjes kanë ngordhur 60 pula. Dyshimet e para janë se janë prekur me gripin e shpendëve. Në këtë fermë ka shkuar edhe veterineri për të marrë kampione që do të dërgohen për analiza në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) Tiranë.