Vlorë- Fqinja e çiftit Prenga në Vlorë, në banesën e të cilëve u gjet i vdekur 74-vjeçari Llazar Prenga pasi kishte ndërruar jetë prej të paktën dy ditësh, ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen.
Ajo thotë se bashkëshortja e 74-vjeçarit nuk e hapte derën fare. E moshuara shton se ndonëse me fqinjët ajo nuk kishte problem kanë vënë re një qasje paska agresive në sjelljen e saj.
“Pak kohë kemi që kemi ardhur nuk i njoh mirë. Ajo nuk e hapte derën fare. Me ne nuk kishte problem. Agresive ishte ajo për të qenë”, shprehet ajo.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa pritet rezultati i autopsisë për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 74-vjeçarit