Një 52-vjeçare në kushtet e depresionit është hedhur nga kati i dytë i banesës së saj duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia informon se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, ndërsa viktima është shtetasja M.K., 52 vjeçe.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:22, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, shtetasja M.K., 52 vjeçe dyshohet se në kushtet e depresionit është vetëhedhur nga kati dytë i banesës duke gjetur vdekjen.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes