Grida Duma ka komentuar grumbullimin e qytetarëve sot në Kavajë gjatë pritjes së bërë për kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Me qindra qytetarë kishin mbushur sheshin në qendër të Kavajës, ndërkohë që Policia e Shtetit bëri apel dhe paralajmëroi edhe për gjoba.
E ftuar në ABC News, Duma tha se është e pamundur që të ndalësh entuziazmin e qytetarëve të Kavajës. Ajo thekosi gjithashtu se kanë shpërndarë mbi një mijë maska.
“Është e pamundur të ndalosh entuziazmin në Kavajë. Është e pamundur ta shmangësh. Duhet të vish në Kavajë dhe ta kuptosh. Unë sapo kam zbritur nga selia e PD në Kavajë ishte një dukuri thirrjes. Ne morëm shumë kuti me maska dhe djemtë dhe vajzat kanë shpërndarë shumë maska. Janë shpërndarë mbi 1 mijë maska”, u shpreh Duma.