Prokuroria e Tiranës vijon hetimet në lidhje me audion e pretenduar për komunikimin e gardistëve më 21 janar 2011. Raportohet se Oficeri i Policisë Gjyqësore të Tiranës ka shkuar në shtëpinë e Aleks Nikës në Lezhë për të marrë në pyetje babain dhe xhaxhain e tij, të cilën kanë deklaruar se kanë në pronësi një audio përgjimin.