Tetë persona u arrestuan dhe më shumë se gjysmë milioni euro para u sekuestruan. Ky është rezultati i operacioneve të gjera të policisë në Holandë.
Kontrollet nëpër shtëpi ishin pjesë e një dosjeje për plantacione të ndryshme kanabisi.
Departamenti lokal i hetimit penal u ndihmua nga helikopteri i policisë dhe kolegë nga policia federale. Hetimi filloi muaj më parë, ndërsa operacioni u zhvillua të enjten në katër komuna të ndryshme.
Mediat lokale shkruajnë se plantacionet e kanabisit u gjetën në komunën Schaerbeek, ku oficerët zbyluan 600 bimë në një shtëpi, 900 bimë kanabisi u gjetën në Sint-Joost-ten-Node dhe rreth 400 në Sint-Jans-Molenbeek.
Mbrojtja Civile mbërriti për të shkatërruar impiantet menjëherë dhe për të çmontuar plantacionet. Gjatë kontrolleve, u gjetën edhe pako të ndryshme parash, me vlerë totale gati 600,000 euro. Paratë u morën si provë materiale.
Një total prej 8 personash u arrestuan dhe u sollën para gjykatësit hetues. Shtatë nga tetë të dyshuarit u dërguan në burg. Këta janë burra dhe gra të kombësisë shqiptare, disa prej të cilëve jetuan dhe punuan në plantacionet e kanabisit. Aksioni u parapri nga hetime me muaj nga policia lokale.