Koordinatori i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, John Kirby është shprehur se SHBA po punon që të bëhet e mundur nxjerrja e grurit nga Ukraina, dhe për këtë po bashkëpunon me aleatët e saj.
“SHBA dhe aleatët e saj po përpiqen të nxjerrin grurin nga Ukraina”, thotë Kirby.
Ai tha se përpjekjet kanë arritur të nxjerrin pak grurë jashtë vendit, por jo mjaftueshme. Miliona ton drithë qëndrojnë në portet ukrainase në një bllokade nga luftanijet ruse në Detin e Zi.
“Ne sigurisht mirëpresim përfshirjen e Turqisë në përpjekjen për të ndërmjetësuar një lloj marrëveshjeje për të lejuar transportin e grurit,” tha Kirby.