Bursa e kriptomonedhave BitMart ka deklaruar se hakerët kanë vjedhur 150 milionë dollarë në kriptomonedha nga ‘portofolët’ e kompanisë.
Ekspertët zakonisht rekomandojnë zhvendosjen e kriptomonedhave në sasi të mëdha të panevojshme në transaksione ditore në një portofol të “ftohtë” ose siç njihet ndryshe i shkëputur nga interneti.
Mt Gox ishte bursa e cila përpunonte dikur numrin më të lartë të transaksioneve në bitcoin derisa 850 mijë prej tyre një ditë mungonin çka çoi në mbylljen e kompanisë. Që atëherë platforma e kriptomonedhave kanë rënë pre e sulmeve të vazhdueshme. Hakime të tilla në të kaluarën kanë pasur rrjedha të ndryshe nga rimbursimi i pjesshëm deri tek rikthimi i parave nga hakerët. /PCWorld.al