• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Hapen miliona vende pune në SHBA! 4.5 milionë punëtorë dhanë dorëheqjen në nëntor

05/01/2022
in Botë
0
Hapen miliona vende pune në SHBA! 4.5 milionë punëtorë dhanë dorëheqjen në nëntor

Një numër rekord prej 4.5 milionë punëtorësh amerikanë lanë punën në nëntor, një shenjë besimi dhe dëshmie tjetër se tregu i punës në Shtetet e Bashkuara po rikthehet fuqishëm nga recesioni i shkaktuar nga koronavirusi.

Departamenti i Punës gjithashtu njoftoi të martën se punëdhënësit publikuan 10.6 milionë vende pune në nëntor, nga 11.1 milionë të postuara në muajin tetor, por që vazhdon të jetë një shifër e lartë krahasuar me standardet historike. Punëdhënësit punësuan 6.7 milionë njerëz në nëntor krahasuar me 6.5 milionë të punësuar në tetor, thuhet në një raport të Departamentit amerikan të Punës, të publikar të martën mbi të dhënat mujore të tregut të punës.

Nick Bunker, drejtor i departamentit të hulumtimeve në kompaninë “Indeed”, e cila poston vende të hapura pune, vuri në dukje se largimet nga puna ishin të larta në industrinë e hoteleve dhe restoranteve me paga të ulëta. “Numri i lartë i largimeve do të thotë se punëtorët kanë fuqi më të madhe negociuese, e cila ka të ngjarë të nxisë rritjen e pagave”,tha ai. “Rritja e pagave ishte shumë e fortë në vitin 2021, dhe kjo mund të ndodh edhe në vitin 2022”, shtoi ai. Megjithatë, Departamenti i Punës mblodhi të dhënat përpara përhapjes së gjërë të variantit Omicron të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara. “Ndërsa çdo valë e njëpasnjëshme e pandemisë shkaktoi më pak dëme ekonomike, ekziston ende një rrezik për tregun e punës nga rritja aktuale e rasteve të koronavirusit”, tha zoti Bunker.

Tregu i punës po rimëkëmbet nga recesioni i shkurtër, por intensiv i koronavirusit. Në fillim të pandemisë së COVID-19, qeveritë urdhëruan bllokime, konsumatorët qëndruan në shtëpi dhe shumë biznese u mbyllën ose shkurtuan orarin e punës. Punëdhënësit larguan nga puna më shumë se 22 milionë njerëz në mars dhe prill të vitit 2020 dhe shkalla e papunësisë arriti nivelin 14.8%.

Por shpenzimet masive të qeverisë dhe fushata e vaksinimit çuan në një rimëkëmbje të ekonomisë. Punëdhënësit në Shtetet e Bashkuara kanë hapur 18.5 milionë vende pune që nga prilli i vitit 2020, duke e lënë ende vendin me 3.9 milionë vende pune më pak se sa kishte para pandemisë. Raporti i dhjetorit për tregun e punës, që do të publikohet të premten, pritet të tregojë se ekonomia krijoi pothuajse 393,000 vende të reja pune, sipas një sondazhi të firmës së të dhënave, “FactSet”.

Shkalla e papunësisë ka rënë në 4.2%, afër asaj që ekonomistët e konsiderojnë punësim të plotë./VOA/

Tags: covid 19hapen vende puneshba
Previous Post

Pse po rriten rastet me Covid-19 mes të vaksinuarve? Faktorët që ndikojnë

Next Post

Alarm në Spanjë! Spitalet nën presionin e infektimeve të variantit Omicron

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Sllovakia bëhet vendi i dytë evropian që hyn në izolim, pasi rastet e COVID-19 janë rritur

Alarm në Spanjë! Spitalet nën presionin e infektimeve të variantit Omicron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • FOTO\ Modelet më ‘cool’ të thonjve për këtë verë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.