Angli- Kufijtë me Britaninë janë vendosur të rihapen. Sipas DailyMail, në portin e Dover-it, kamionet po lejohen të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar dhe qeveria franceze premton të rifillojë lëvizjen sa më shpejt të jetë e mundur pas një ndalim të udhëtimit për shkak të variantit të ri të Covid-19.
Në një postim të shpërndarë në Twitter nga Ambasada Franceze në Britaninë e Madhe, Ministri Francez i Transportit Jean-Baptiste Djebbari ka thënë se po punojnë për zgjidhjen e kësaj çështje dhe së shpejti pritet të rifillojë lëvizja.
‘Në orët e ardhshme, në nivelin Evropian, ne do të krijojmë një protokoll të fortë shëndetësor për të siguruar që lëvizja nga Mbretëria e Bashkuar mund të rifillojë. Prioriteti ynë: të mbrojmë shtetasit tanë dhe bashkëqytetarët tanë,”-ka thënë ai.