• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Hapet sot në Nju Jork gjyqi mbi akuzat për mashtrime për Organizatën Trump

31/10/2022
in Botë
0
Hapet sot në Nju Jork gjyqi mbi akuzat për mashtrime për Organizatën Trump

Kompania e ish-presidentit Donald Trump, “Organizata Trump” përballet këtë javë me një proces gjyqësor për mashtrim me taksat – në lidhje me atë që prokurorët thonë se ishte një skemë 15-vjeçare nga zyrtarë të lartë të kompanisë për të fshehur përfitime dhe për të shmangur pagesën e taksave.

Prokurorët thonë se për vite me radhë perandoria e pasurive të paligjshme e ish-presidentit ndihmoi drejtuesit e lartë të shmangnin taksat mbi të ardhurat, duke u dhënë atyre përfitime shtesë, si apartamente, për të cilat nuk paguanin qira, si edhe makina luksoze. Gjyqi fillon sot në Nju Jork me deklaratat hapëse dhe dëshmitë. Ndër dëshmitarët kryesorë për prokurorët janë ish-shefi i financave i kompanisë Trump, Allen Weisselberg, i cili pranoi fajësinë dhe po ashtu pranoi të dëshmojë në këmbim të një dënimi me pesë muaj burg.

Nëse shpallet fajtore, Organizata Trump mund të gjobitet me më shumë se 1 milion dollarë. Ndonëse shuma e gjobës është e përballueshme për kompaninë, dëmi më i madh do të jetë pamundësia në të ardhmen për të siguruar kredi dhe për të hyrë në kontrata të reja. Disa partnerë dhe institucione qeveritare mund të kërkojnë të ndërpresin lidhjet me kompaninë. As zoti Trump dhe asnjë nga fëmijët e tij që kanë punuar si drejtues të Organizatës Trump nuk janë akuzuar. Ish-presidenti Trump nuk pritet të dëshmojë apo të marrë pjesë në gjyq.

Gjithsesi ai do të jetë i pranishëm në mënyrë indirekte pasi emri i tij është sinonim i Organizatës Trump, përmes së cilës ish-presidenti menaxhon sipërmarrjet e tij të shumta, përfshirë investimet e tij në fusha golfi, vila luksoze dhe pasuri të tjera të paluajtshme dhe marrëveshjet e tij të shumta të marketingut. Zoti Trump ka nënshkruar disa nga çeqet mbi të cilat mbështetet çështja. Firma e tij gjendet në shumë dokumente të kompanisë. Dëshmitarët mund të dëshmojnë për bisedat që kanë pasur me të. Ata madje pritet edhe të kenë qasje në librat e llogarive personale të zotit Trump.

Organizata Trump ka thënë se nuk ka bërë asnjë shkelje. Avokatët e kompanisë argumentojnë se zoti Weisselberg dhe drejtuesit e tjerë kishin vepruar individualisht dhe se madje veprimet e tyre e kanë dëmtuar kompaninë financiarisht. Zoti Weisselberg, i cili ka pranuar fajësinë për marrjen e 1.7 milionë dollarëve si kompensim pa i regjistruar, tha se ai dhe drejtues të tjerë të lartë të Organizatës Trump, përfshirë zëvendëspresidentin Jeffrey McConney, ishin individualisht përgjegjës.

Por ai mohon që kompania të jetë dëmtuar, duke thënë se përfitimet e tyre në fakt i kanë kursyer para kompanisë, pasi ajo nuk ka qënë e detyruar t’u jepte atyre kompensime shtesë financiare. Prokurorët kanë thënë se do të thërrasin 15 dëshmitarë, përfshirë zotin Weisselberg dhe zotin McConney, të cilëve iu dha imunitet i kufizuar vitin e kaluar për të dëshmuar para një jurie të madhe. Gjyqtari Juan Manuel Merchan parashikon që gjyqi të zgjasë të paktën katër javë, megjithëse një avokat mbrojtës vlerësoi javën e kaluar se vetëm çështja e prokurorisë mund të vazhdojë për dy muaj./VOA

Tags: donald trumpgjyqi ndaj trumporganizata trump
Previous Post

Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet Izet Haxhia me 21 vite burg si bashkëpunëtor në krim!

Next Post

Pas 21 nëntorit, gjobë 150 euro për targat serbe në Kosovë

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
Pas 21 nëntorit, gjobë 150 euro për targat serbe në Kosovë

Pas 21 nëntorit, gjobë 150 euro për targat serbe në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Drejtori i Kadastrës Artan Lame

    ARTAN LAME LË NË BALTË SOCIALISTËT, NUK FIRMOS PËR DOSJET E NXEHTA TË PRONAVE/ SAJESA E INFEKTIMIT ME COVID QË I DOLI “HUQ”

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Eleni Foureira i thotë “PO” ish- futbollistit të famshëm që jeton në Arabinë Saudite

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kosova do të strehojë 20 gazetarë ukrainas

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Imanuel Caushi, kandidati për kreun e FRPD

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çdo ditë në Big Market, në marketin e familjes suaj!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.