Ish-kryeministri Sali Berisha bën komentin e parë për hapjen e dosjeve të “Gërdecit” dhe “21 janarit”. Në emisionin “PolitikOn” në RTV Ora ai thotë se nuk ka pasur asnjë implikim të tij në këto çështje dhe se akuza e ish-kryeprokurores Ina Rama për Gërdecin se “është vrasje me dashje” gjykatësi e shndërroi “në vrasje pa dashje”.
“Unë s’kam asnjë lidhje me hapjen çështjeve të Gërdecit dhe 21 janarit. Kur unë thoja se nuk kam pasur asnjë informacion për gjendjen në Gërdec. Ka pasur ndonjë gazetar që thoshte të kundërtën, por nuk kam pasur. Thonë se kam fshehur një dokument, por është një gënjeshtër e turpshme.
Akuza e Ina Ramës për Gërdecin është “vrasje me dashje”. Natyrisht që gjykatësi e shndërroi në “vrasje pa dashje” dhe janë dënuar 40 persona. Nuk i njoh vetës asnjë imunitet dhe parashkrim. Ta harrojnë se ka imunitet Sali Berisha. E gjithë kjo tymnajë përtyp plehun e vjetër” – tha Berisha.