• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Harta e NASA-s ngjyros botën nga zjarret! OKB në alarm, temperaturat rriten me 1 gradë celcius

11/08/2021
in Botë
0
Harta e NASA-s ngjyros botën nga zjarret! OKB në alarm, temperaturat rriten me 1 gradë celcius

Nga Greqia, Turqia dhe Italia në Kaliforni, nga Australia në Siberi, Amazonë dhe Afrikë, bota po digjet dhe këtë e vërteton saktësisht imazhi i publikuar nga NASA. Një hartë e publikuar në kohë reale tregon me pika të kuqe zonat me temperatura të larta dhe vatra aktive zjarri. Të prekura janë një pjesë e madhe e Amerikës Veriore dhe Jugore dhe zonat qendrore të Afrikës.

Në Republikën Demokratike të Kongos shtresa e tymit është aq e dendur sa shumë zona janë plotësisht të mbuluara. Po ashtu nën flakë janë edhe Gadishulli Arabik, brigjet e Mesdheut dhe Europa Verilindore, ndërsa në Azi po digjen brigjet e Indisë, Siberisë, Kinës, Malajzisë dhe Indonezisë. Sipas NASA-s, përhapja, pozicioni dhe momenti i shpërthimit të zjarreve sugjerojnë se ato janë të qëllimshme e janë ndezur për arsye bujqësore.

Zjarrfikësit nga disa vende europiane po ndihmojnë ekipet greke në ishullin Evia për të kontrolluar zjarret që tërhiqen pranë një qyteti të madh. Helikopterët e “bombardimeve” të ujit po shuajnë flakët pranë Istias, në skajin verior të ishullit. Ukraina, Rumania dhe Serbia dërguan ndihmë në zonën e zjarrit. Evia është në Veri pranë Athinës, ku zjarret tani janë më pak të forta. Përveç Greqisë, ka edhe vatra të mëdha zjarri në Itali, Algjeri dhe Rusi. Mijëra njerëz janë evakuuar nga fshatrat në Greqi, e cila gjithashtu po merr ndihmë për shuarjen e zjarrit nga disa vende të tjera të BE-së, Zvicra dhe Britania e Madhe. Sipas BBC, BE njoftoi se ishte duke mobilizuar “një nga operacionet më të mëdha të zjarrit të përbashkët të Europës të kryer ndonjëherë” për të ndihmuar Greqinë dhe vendet e tjera të prekura. Zjarrfikësit janë vendosur rreth Istias, ku kryebashkiaku Yiannis Kontzias tha: “Ne kemi arritur të kontrollojmë këtë front, sepse e kemi luftuar atë nga toka dhe ajri”. Më shumë se 850 zjarrfikës po ndihmohen nga të paktën një duzinë helikopterësh. Më shumë se 500 zjarre janë ndezur në të gjithë Greqinë këtë muaj, të nxitur nga erërat e forta dhe bimësia e tharë. Ekipet e huaja po ndihmojnë gjithashtu në luftimin e flakëve në Peloponez.

Zjarret e egra janë provuar gjithashtu vdekjeprurëse për lejlekët migrues. Çdo vit zogjtë drejtohen në Jug, pranë Athinës, për të dimëruar në Afrikë, por tani ata janë shfaqur në pjesë të kryeqytetit për herë të parë, me sa duket të hutuar nga tymi i derdhur. “Është hera e parë që kemi kaq shumë lejlekë të ngordhur në Athinë”, tha Maria Ganoti nga Anima, një grup i cili po shpëton zogjtë e plagosur.

Vala e nxehtësisë aktuale ka çuar temperaturat në 45 gradë Celsius në Greqi dhe pjesë të Italisë Jugore. Të hënën Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, kërkoi falje për dështimet në trajtimin e zjarreve.

Ne mund të kemi bërë atë që ishte e mundur nga ana njerëzore, por në shumë raste nuk ishte e mjaftueshme”, tha ai. Fshatarët në Evia janë ankuar se avionët që bombarduan ujin mbërritën në vendngjarje shumë vonë dhe u desh të luftonin me tymin e dendur, duke e bërë punën e tyre më të vështirë. “Unë e kuptoj plotësisht dhimbjen e bashkëqytetarëve tanë që panë shtëpitë ose pronat e tyre të digjeshin”, tha Mitsotakis në TV, “por Greqia po përballet me një fatkeqësi natyrore të përmasave të pashembullta”, shtoi ai.

Vala e të nxehtit mesdhetar ka çuar gjithashtu në përhapjen e zjarreve në të gjithë Italinë Jugore, me Kalabri, Pulia dhe Sicili si rajonet më të goditura.

Raportet e lajmeve në Algjeri flasin për dhjetëra zjarre të egra atje dhe të paktën 10 të vdekur nga flakët. Televizioni shtetëror algjerian tha se flakët ishin “të mëdha dhe filluan me qëllim”.

Një shtrirje e madhe pyjore në verilindje të Rusisë është gjithashtu në kontrollin e zjarreve – një emergjencë që e shtyu Presidentin Vladimir Putin të urdhërojë përforcime në rajon. Yakutia është pak e populluar dhe është rajoni më i ftohtë i Rusisë në dimër. Më shumë se 60,000 km katrorë pyje janë shkatërruar nga zjarri në Yakutia. Zjarret gjithashtu kanë përfshirë 1.230 km katrorë në rajonin e Irkutsk. Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë, që ka të ngjarë të nxisë zjarret. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2 gradë Celsius që kur filloi epoka industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në të gjithë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve. Të hënën OKB-ja lëshoi një raport të madh duke thënë se aktiviteti njerëzor po i bënte ngjarjet ekstreme të motit më të zakonshme.

Harta e NASA-s ngjyros botën me të kuqe nga zjarret! Temperaturat
Tags: albanewsharta e nasanasaokb
Previous Post

NASA po studion asteroidin që përmban aq shumë ar, sa do t’i bënte të gjithë në Tokë miliarderë

Next Post

“Duhet të përballojmë valën e tetorit”, OBSH vijon të dënojë pabarazinë e vaksinave

Related Posts

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

Kërcënimet për sulm pas djegies së Kuranit, Gjermania mbyll sot konsullatën e saj në Stamboll

01/02/2023
Bill Gates paralajmëron kërcënime të tjera që mund të përballet njerëzimi

Paralajmërimi i Bill Gates: Pandemia e radhës, shumë më e rëndë sesa Covid-19

28/01/2023
OBSH e shqetësuar për përhapjen e COVID-19 në Evropë: 500,000 vdekje mund të regjistrohen deri në mars

OBSH: Më shumë se 300 fëmijë humbën jetën në 2022, dyshohen ilaçet e kontaminuara

28/01/2023
Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

Rënie e lindjeve në Japoni, kryeministri: Po falimentojmë si shoqëri!

28/01/2023
UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

UNESCO e shpall Odesën trashëgimi botërore në rrezik, Moska kritikon vendimin: Injorancë monstruoze

26/01/2023
Ish-shefi i FBI-së në hetim për lidhje me rusët dhe i afërt me Ramën, kryeministri: Është miku im, lëreni drejtësinë në SHBA të flasë

Akuzat se mori para nga Agron Neza, ish-zyrtari i FBI-së para gjykatës: Do hetohet në gjendje të lirë!

26/01/2023
Next Post
OBSH

“Duhet të përballojmë valën e tetorit”, OBSH vijon të dënojë pabarazinë e vaksinave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    Karantina për emigrantët që vijnë nga Greqia, Gjykata Administrative shpall moskompetencë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zgjedhjet në Kosovë, hakerohet faqja zyrtare e KQZ-së

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • COVID-19, Uashingtoni do të blejë 500 milionë doza vaksine Pfizer për vendet e tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sara Hoxha dhe Ledion Liço prindër për herë të tretë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.