Avokatët kanë vendosur të përshkallëzojnë aksionin e tyre kundër hartës së re gjyqësore, të cilën e kundërshtojnë tashmë prej rreth 1 muaji. Sipas një vendimi të marrë sot, avokatë nga e gjithë Shqipëria kanë vendosur që të protestojnë më 14 korrik përpara godinës së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.