NASA ka shënuar një sukses tjetër në një mision hapësinor. Këtë të enjte, në planetin Mars ka zbarkuar helikopteri hapësinor, më e fundit e kompanisë pas një udhëtimi që nisi korrikun e kaluar.
Zbarkimi i helikopterit të emëruar “Perseverance” në atmosferën e planetit të kuq filloi pasditen e sotme dhe kaloi një proces 7 minutësh.
Sipas mediave të huaja, gjatë uljes, NASA nuk kishte aftësi të kontrollonte helikopterin, por shkencëtarët ishin ne kontakt me pas uljes dhe morën imazhin e parë nga sonda.
Pjesë e procesit të komplikuar të uljes ishin parashutat, zbritja me shtytje motorike dhe një “vinç qiellor”, i cili e uli sondën në sipërfaqen e Marsit duke përdorur kabllo.
‘Perseverance’ zbriti në Kraterin Jezero, i cili besohet të jetë një shtrat i lashtë liqeni. Atje, do të kërkojë shenja të jetës hapësinore.
Terreni rreth vendit të uljes është shkëmbor, duke e bërë uljen të vështirë, por NASA tha se helkikopteri hapësinor është e përgatitur për këtë sfidë.
Sonda ‘Perseverance’ është e ngjashme në dukje me eksploratorët e tjerë të Marsit, por ajo mbart një helikopter dron, të quajtur “Ingenuity”, i cili do të testojë nëse është i mundur fluturimi me shtytje motorike në Mars.
Shtetet e Bashkuara, veterane e udhëtimeve në hapësirë, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kinën që po dërgojnë sonda robotike në planetin e kuq. Njerëzimi ka dërguar në planetin Mars anije hapësinore që nga vitet 1960-të, disa të suksesshme e disa jo. Vetëm tetë mjete hapësinore janë ulur në Mars, të gjitha nga Shtetet e Bashkuara.