MADAGASKAR- 19 persona kanë humbur jetën ditën e djeshme në Madagaskar pasi kanë ngrënë mish breshke. Tgcom24 shkruan se midis viktimave janë edhe 9 fëmijë , ndërkohë që 34 persona janë shtruar në spital.
Sipas autoriteteve shëndetësore helmimi i personave nuk ka qenë për shkak të mishit të breshkës po për shkak të një alge vdekje prurëse që breshka kishte ngrënë. Kjo algë nëse konsumohet nga krijesa e detit apo të tokës në peridhën nga nëntori deri në mars mund të bëhën toksike.